Specializime në mjekësi, 124 mjekë nënshkruajnë kontratën me MSHMS
253 mjekë të rinj janë gati të nisin specializimin afatgjatë në fusha të ndryshme të mjekësisë, si pediatri, imazheri, anestezi-reanimacion, kardiologji, mjekë internistë, kirurgji e përgjithshme, pneumologji, sëmundje infektive, obstetri-gjinekologji, diagnoza me imazhe dhe mjekësi familje.
124 prej tyre kanë nënshkruar kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ofruar shërbime shëndetësore në specialitete të ndryshme aty ku ka nevojë vendi pas përfundimit të studimeve.
Mjekët specializantë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për katër vite gjatë formimit të tyre do të marrin 80% të pagës së mjekut specialist, dhe 100% ata të cilët kryejnë specializimin në degët prioritare “mjekësi familjeje” dhe mjekësi urgjence”.
Që nga viti 2014 kur dhe u rihapën specializimet në mjekësi, numri total i kuotave të pranimit për mjek specialistë ka qenë rreth 2900, nga të cilët 1151 mjekë kanë ndjekur specializimin si kuotë e mbuluar nga Ministria e Shëndetësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta