Vendet e BE-së po shqyrtojnë kufizime moshe për përdorimin e rrjeteve sociale

23 Korrik 2025 | 19:43

Ndërsa rreziqet e internetit për fëmijët analizohen gjithnjë e më shumë në të gjithë Evropën, shtetet anëtare të BE-së po vazhdojnë të punojnë për futjen e udhëzimeve më të rrepta për verifikimin e moshës, raportoi Ansa.

Ky proces përfshin projekte pilot kombëtare të teknologjisë së verifikimit të moshës dhe diskutime rreth masës në të cilën duhet të zbatohen rregullore të tilla.

Disa vende, përfshirë Francën dhe Spanjën, mbështesin një propozim që do të ndalonte plotësisht aksesin në mediat sociale për fëmijët nën një moshë të caktuar – 15 vjeç në shumicën e vendeve dhe 16 vjeç në Spanjë.

Mbështetësit e këtyre propozimeve i referohen hulumtimeve që lidhin mediat sociale me ankthin, depresionin, vetëvlerësimin e ulët, ngacmimin kibernetik dhe kontaktin me grabitqarët online.

Aktualisht, shumica e rrjeteve sociale, si Facebook, Instagram dhe TikTok, e vendosin moshën minimale për të hapur një llogari në 13 vjeç.

Megjithatë, fëmijët i anashkalojnë lehtësisht këto kufizime duke gënjyer për moshën e tyre.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian tha muajin e kaluar se BE-ja nuk planifikon të vendosë ndalime të përgjithshme për aksesin në rrjetet sociale në nivel të Unionit, por i la mundësinë shteteve anëtare individuale të miratojnë zgjidhjet e tyre ligjore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro

Polonia njoftoi të enjten se qeveria e re e Hungarisë i ka revokuar statusin e refugjatit një ish-ministri polak në arrati dhe zëvendësit të tij....
20:13 | 02/07/2026

Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se shpreson që vendi i tij të marrë ndihmë në mbrojtjen ajrore nga aleatët e tij perëndimorë në samitin e NATO- s javën e ardhshme...
20:03 | 02/07/2026

Komediani i famshëm turk arrestohet për fyerje të Islamit, u prangos në aeroportin e Stambollit

Një komedian i famshëm turk u arrestua në aeroportin e Stambollit pasi akuzohet për fyerje të Islamit. Arrestimi i 32-vjeçarit Deniz Goktas vjen në mes të një vale...
19:28 | 02/07/2026