Gjykata e OKB-së: Vendet mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike

23 Korrik 2025 | 20:19

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka marrë një vendim historik që i hap rrugën vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara për të paditur njëra-tjetrën për dëmet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike, përfshirë edhe emetimet historike të gazrave serrë që kontribuojnë në ngrohjen globale.

Megjithëse vendimi nuk ka fuqi detyruese, ai përfaqëson një hap të rëndësishëm ligjor në drejtim të ndëshkueshmërisë ndërkombëtare për dëmet klimatike. Ekspertët vlerësojnë se ky precedent mund të sjellë pasoja të gjera në politikën dhe drejtësinë mjedisore në shkallë globale.

Gjyqtari i GJND-së paralajmëroi se do të jetë sfidë e madhe të përcaktohet konkretisht përgjegjësia për komponentët kompleksë të ndryshimeve klimatike, por vendimi shënon një fitore të rëndësishme për shtetet e vogla dhe më të cenueshme, të cilat ndihen të lëna pas dore në përballjen me krizën klimatike.

Rasti u iniciua nga një grup studentësh të drejtësisë nga ishujt e Paqësorit në vitin 2019, të cilët, përballë kërcënimit ekzistencial që paraqet rritja e nivelit të detit, vendosën të çojnë çështjen përpara Gjykatës Ndërkombëtare.

Aktivistët dhe avokatët për klimën shpresojnë se ky vendim do të çojë në kompensime konkrete nga vendet që historikisht kanë qenë ndotësit më të mëdhenj dhe që, sipas tyre, mbajnë barrën më të madhe të përgjegjësisë për krizën klimatike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride 

Kancelari gjerman Friedrich Merz u zotua të hënën se do të ndërmarrë veprime në përgjigje të sulmit me makinë në festimet e Krenarisë së Berlinit , ndërsa...
16:21 | 27/07/2026

Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin

Nën peshën e kritikave se ka nënvlerësuar numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë ose të plagosur në luftën me Iranin, Pentagoni ka ndryshuar mënyrën se...
16:06 | 27/07/2026

Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv

Në ishullin spanjoll të Majorkës, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër turizmit masiv, me përleshje midis demonstruesve dhe policisë. Protestuesit fillimisht...
15:52 | 27/07/2026