Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

24 Korrik 2025 | 19:15

Disa organizata mediale thanë se më 24 korrik se gazetarët e tyre në Gazë po përballen me kërcënimin nga uria, teksa po vazhdon lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Përmes një deklarate të përbashkët, katër media i bën thirrje Izraelit që të lejojë gazetarët të hyjnë dhe të dalin nga Gaza dhe të lejojnë hyrjen e furnizimeve të duhura ushqimore në territorin palestinez.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për gazetarët tanë në Gazë, të cilët gjithnjë e më shumë po përballen me vështirësi që ta ushqejnë veten dhe familjet e tyre”, thanë Agence France-Presse (AFP), Associated Press (AP), Reuters dhe BBC.

Këto media shtuan se “gazetarët po përballen me shumë privime dhe vështirësi në zonat e luftës. Jemi thellësisht të alarmuar që tashmë edhe uria është një nga këto rreziqe”.

“Edhe një herë u bëjmë thirrje autoriteteve izraelite të lejojnë hyrjen dhe daljen e gazetarëve nga Gaza. Është thelbësore që furnizimet e mjaftueshme me ushqim të arrijnë tek njerëzit atje”, u tha në reagimin e tyre.

Me Gazën që është bllokuar, shumë media nga e mbarë bota varen nga fotografitë, videot dhe artikujt për luftën që përgatiten nga gazetarët palestinezë për agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Kritikat ndërkombëtare po intensifikohen për situatën e rëndë me të cilën po përballen më shumë se 2 milionë civilë palestinezë në Gazë, ku mbi 100 organizata humanitare dhe për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar se “uria masive” po përhapet.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026