Zelensky në kërkim të fondeve për 10 sisteme Patriot për mbrojtje ajrore

25 Korrik 2025 | 10:54

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se shteti i tij është duke punuar për të siguruar fonde për 10 sisteme Patriot për mbrojtje ajrore, pas arritjes së një marrëveshjeje që u mundëson shteteve evropiane të blejnë armatim të Shteteve të Bashkuara dhe t’ia dorëzojnë Kievit, teksa mbrohet nga pushtimi rus.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuar do të na i transferojë, shesë këto sisteme. Detyra jonë është të gjejmë financim për 10 sistemet”, ka thënë Zelensky në disa komente të publikuara të premten.

Ai ka shtuar se Ukraina tashmë ka gjetur financim për tri sisteme – dy nga Gjermania dhe një nga Norvegjia.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë kritik ndaj qasjes së administratës paraprake të Joe Bidenit për të ofruar ndihmë për Kievin në vlerë të miliarda dollarëve, dhe ka miratuar shitjen e armëve për Ukrainën, përmes vendeve anëtare të NATO-s.

Zelensky ka thënë se Uashingtoni dhe Kievi janë pajtuar për një marrëveshje në vlerë të 10-30 miliardë dollarëve që Ukraina t’iu shesë dronë Shteteve të Bashkuara.

“Me Amerikën dhe presidentin Trump jemi pajtuar që ata do të blejnë dronë prej nesh. Kjo marrëveshje është në fuqi”, ka thënë mes tjerash Zelensky.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026