Rifillon dialogu mes Iranit dhe vendeve evropiane për marrëveshjen bërthamore
Përfaqësues të Iranit dhe vendeve evropiane janë mbledhur sërish në Stamboll për një raund të ri bisedimesh mbi të ardhmen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Takimi zhvillohet në Konsullatën e Përgjithshme të Iranit në qytetin turk dhe përbën raundin e dytë të këtij formati diplomatik.
Delegacioni iranian përfaqësohet nga zëvendësministrat e Jashtëm, Majid Takht-Ravanchi dhe Kazım Gharibabadi, ndërsa pala evropiane përfshihet nga grupi E3: Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, tw gjitha nënshkruese të marrëveshjes së njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit.
Bisedimet janë thirrur me kërkesë të vendeve evropiane, në një përpjekje për të ringjallur zbatimin e marrëveshjes që synon kufizimin e kapaciteteve bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
Pavarësisht se marrëveshja ekziston ligjërisht, funksionimi i saj është dobësuar ndjeshëm që nga tërheqja e njëanshme e Shteteve të Bashkuara në vitin 2018, gjatë presidencës së Donald Trump, çka çoi në përshkallëzimin e tensioneve dhe rikthimin e disa aktiviteteve bërthamore nga ana e Teheranit.
Takimi i parë në këtë format u zhvillua më 16 maj, po ashtu në Stamboll, ndërsa raundi i ri i bisedimeve vjen në një moment kritik, kur shqetësimet ndërkombëtare për programin bërthamor iranian po rriten dhe përpjekjet diplomatike për ruajtjen e marrëveshjes janë intensifikuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje