Thirrje për paqe, Papa: Fund zhurmës së armëve, ndiqni shtegun e paqes

16 Maj 2021 | 16:58

Papa Françesku bëri thirrje të dielën për t’i dhwnw fund konfliktit në Izrael dhe Gaza, duke deklaruar se vdekja e kaq shumë njerëzve në fare pak ditë është e papranueshme.

“Bëj thirrje për qetësi dhe për ata që janë përgjegjës t’i japin fund zhurmës së armëve dhe të ndjekin shtegun e paqes,” – tha Papa në fjalimin e përjavshëm para sheshit Shën Pjetër.

Ati i Shenjtë ka theksuar se njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën, mes të cilëve fëmijë të mitur dhe kjo sipas tij është e tmerrshme dhe e papranueshme.

“Vdekja e tyre është shenjë se njerëzit nuk duan të ndërtojnë të ardhmen, por ta shkatërrojnë atë. Pyes veten se ku do i çojnë urrejtja dhe hakmarrja,” – u shpreh Papa.

Sulmet izraelite vranë 33 palestinezë ditën e diel, përfshirë 13 fëmijë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026