“Defender 21”, Yuri Kim: SHBA ka shpenzuar 35 milionë dollarë në Shqipëri
Që prej datës 26 prill trupat e NATO kanë nisur stërvitjen ushtarake më të madhe të quajtur “Defender 21”. Një pjesë e kësaj stërvitje po zhvillohet edhe në territorin shqiptar ku ditën e sotme ka mbërritur një numër i lartë ushtarakësh amerikanë.
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim gjatë pritjes në aeroportin e Rinasit të trupave amerikane, deklaroi se në total në vendin tonë do të vijnë 6 mijë trupa ndërsa theksoi se nga ana e SHBA janë shpenzuar 35 milionë dollarë gjatë stërvitjes.
“SHBA ka shpenzuar 35 milionë dollarë në Shqipëri, duke punësuar qytetar shqiptarë, nga shoferë në punëtorë ndërtimi, tek shefat e kuzhinës, këdo. Pra, kjo është diçka e madhe dhe ne mezi po presim të shohim vazhdimësinë gjatë javëve në vazhdim”, deklaroi ambasadorja.
Shqipëria u përzgjodh ndër shtete e tjera për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe faktit se ka qenë një partner i vlefshëm për SHBA prej vitesh. Kjo stërvitje do të kryhet në pjesën e Ballkanit dhe Detit të Zi. Deri në 10 qershor në Shqipëri do të zhvillohen stërvitje ku përfshihen dhe qitjet e drejtpërdrejta, ato mbrojtëse ajrore, raketore apo dhe detare, por një pjesë e trupave do të qëndroje dhe më pas.
“Do të kemi deri në 6,000 trupa që do të mbërrijnë në vend, jo të gjithë menjëherë, por do të jenë 6000 trupa të ndryshëm që do të kenë shkelur Shqipërinë, dhe mendoj se në fund ata të gjithë do të kenë pasur mundësinë të përjetojnë mirëpritjen e mrekullueshme dhe unike shqiptarë, ndërsa udhëheqësit ushtarak do të kenë mundësinë të shohin vlerën strategjike të bashkëpunimit tonë shumë të fortë, të aleancës tonë me Shqipërinë”, përfundoi znj. Kim.
Shqipëria është një ndër 16 shtetet ku do të zhvillohet stërvitja ushtarake shumëkombëshe “Defender 21”. Trupat e mbërritura nga 26 shtete, nën drejtimin e amerikanëve do të kenë operacione në portin e Durrësit, bazën ajrore të Kuçovës, Berat, Zall-herr, Bizë, Pashaliman dhe bazën ajrore të Farkës.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta