Çfarë dihet nga lufta mes Tajlandës dhe Kamboxhias, si u rindez konflikti shekullor

25 Korrik 2025 | 16:45

Dhjetëra mijëra persona kanë braktisur shtëpitë e tyre në kufirin mes Tailandës dhe Kamboxhias, për shkak të luftimeve të ashpra që të premten hynë në ditën e dytë.

Mbi 58 mijë njerëz u larguan nga provincat kufitare dhe kërkuan streha të përkohshme në zona të tjera, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në Tajlandë.

Ndërkohë, në Kamboxhia, autoritetet lokale thanë se mbi 4 mijë persona ishin evakuuar nga zonat pranë kufirit që ndan dy vendet.

Dy palët shkëmbyen zjarr, me artileri dhe raketa ndaj njëra-tjetrës, veprime që lanë të vdekur një ushtar tajlandez dhe 13 civilë, ndërkohë që shumë të tjerë mbetën të plagosur. Nga ana e saj, Kamboxhia e njoftoi vdekjen e parë nga radhët e ushtrisë së saj ditën e premte.

Tajlanda ka kryer gjithashtu sulme ajrore ndaj fqinjit të saj, duke angazhuar një nga 6 avionët luftarakë amerikanë “F-16”.

Tensionet mes dy vendeve nuk përbëjnë një risi, pasi përplasja kufitare mes tyre ka nisur më shumë se një shekulli më parë, pas përfundimit të pushtimit francez të Kamboxhias.

Por luftimet u ndezën sërish të enjten, pas një incidenti ku 5 ushtarë tajlandezë mbetën të plagosur si pasojë e shpërthimit të një mine tokësore.

Bangkoku zyrtar fajësoi fqinjin se ka vendosur mina të reja përgjatë shtigjeve që, sipas marrëveshjeve dypalëshe, duhet të ishin të sigurta. Nga ana e saj, Kamboxhia i hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se minat kishin mbetur që nga luftërat e vjetra dhe trazirat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026