Konflikti Tajlandë-Kamboxhia rrezikon të përshkallëzohet në luftë të hapur
Konflikti kufitar mes Tajlandës dhe Kamboxhias ka hyrë në një fazë alarmante, me autoritetet tajlandeze që paralajmërojnë se përplasjet ushtarake të fundit mund të përshkallëzohen në një luftë të hapur.
Deri më tani, si pasojë e përshkallëzimit të dhunës, janë raportuar të paktën 16 viktima dhe mijëra banorë nga të dyja vendet janë detyruar të braktisin banesat e tyre.
Kryeministri i Tajlandës, Phumtham Wechayachai, konfirmoi se përplasjet janë përhapur në të paktën 12 zona përgjatë kufirit lindor, ndërsa ushtria tajlandeze ka evakuuar plotësisht fshatrat që ndodhen brenda rrezes së sulmeve me raketa nga Kamboxhia.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Australia dhe Kina kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, aktualisht në krye të ASEAN-it, ka ofruar ndërmjetësimin e tij për rifillimin e bisedimeve paqësore.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Tajlandës ka deklaruar se nuk e sheh të nevojshme ndërhyrjen ndërkombëtare, duke theksuar se situata mund të zgjidhet përmes dialogut dypalësh. Zëdhënësi i ministrisë, Nikorndej Balankura, i tha agjencisë Reuters se “Phnom Penhi duhet të ndalojë lëvizjet e saj ofensive”.
Nga ana tjetër, Kamboxhia i ka kërkuar zyrtarisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndërhyrje për të “ndalur agresionin tajlandez”. Të dyja palët vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për nisjen e përplasjes së armatosur. Tajlanda pretendon se incidenti u shkaktua nga përdorimi i dronëve vëzhgues kamboxhianë në territorin e saj, ndërsa Kamboxhia akuzon ushtrinë tajlandeze për shkelje të një marrëveshjeje paraprake, duke avancuar drejt një tempulli Khmer-Hindu në një zonë kufitare të kontestuar.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet të premten për të shqyrtuar situatën.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit