Mbyllen hetimet për dosjen e ish-presidentit Meta, SPAK ua komunikon të pandehurve
28 Korrik 2025 |
14:32
SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen “Meta”, ndërsa të pandehurit kanë nisur paraqitjen në këtë institucion për t’u njohur me përfundimet e hetimeve.
E para që ka hyrë në ambientet e SPAK ka qenë shtetasja me inicialet E. Ç., e cila është hetuar për veprën penale të pastrimit të parave.
Po këtë të hënë, është paraqitur në SPAK edhe Fatime Kryemadhi, ndërsa në ditët në vijim, konkretisht të mërkurën, pritet të paraqitet edhe Monika Kryemadhi.
Gjithashtu, po sot do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve edhe shtetasit P.Xh., pjesë e dosjes.
Për ish-presidentin Ilir Meta ende nuk dihet se kur do t’i komunikohet zyrtarisht mbyllja e hetimeve.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaron se deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim nga SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta