Trump i zhgënjyer me Putin, shkurton afatin për marrëveshje me Ukrainën

28 Korrik 2025 | 16:05

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se është i zhgënjyer me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe se do ta shkurtojë afatin 50-ditor që i dha Putinit për të arritur një marrëveshje për armëpushim në Ukrainë.

“Jam i zhgënjyer me Putinin. Do ta shkurtoj afatin 50-ditor për arritjen e një marrëveshjeje për Ukrainën. Do t’i jap një numër më të ulët ditësh”, tha Trump përpara një takimi me kryeministrin britanik Keir Starmer në Skoci, raporton Reuters. Agjencia deklaron se Trump, megjithatë, nuk tha se cili do të jetë afati i ri.

Më 14 korrik, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i SHBA-së tha se SHBA-të do të vendosin tarifa 100 për qind ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje për armëpushim në luftën në Ukrainë brenda 50 ditëve.

“Ne do të vendosim tarifa shumë të rrepta nëse nuk arrijmë një marrëveshje brenda 50 ditëve. Tarifat prej rreth 100 për qind do të quhen tarifa dytësore”, tha Trump, duke deklaruar se tarifat do të futen pa pëlqimin e Dhomës së Përfaqësuesve ose të Senatit të SHBA-së.

Tarifat dytësore nënkuptojnë se sanksionet do të zbatohen edhe për vendet e tjera, domethënë për vendet që blejnë naftë ruse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026