Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra
Në një takim të zhvilluar këtë të hënë në Britaninë e Madhe me kryeministrin britanik Keir Starmer, Presidenti i SHBA Donald Trump foli për situatat e tensionuara në nivel global, duke përmendur edhe Kosovën dhe Serbinë.
Trump deklaroi se nëse ai nuk do të kishte qenë i angazhuar në skenën ndërkombëtare, do të kishin shpërthyer gjashtë luftëra nëpër botë, duke përmendur si shembuj konfliktet e mundshme në Indi-Pakistan, Kosovë-Serbi, Kongo-Ruandë dhe tensionet në Gaza.
Sa i përket Ballkanit, Trump theksoi se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë ishin në një pikë kritike dhe se ai kishte ndërhyrë direkt për të parandaluar një përplasje të mundshme. Ai shtoi se u kishte thënë liderëve të të dyja vendeve se, nëse do të shpërthente një luftë, nuk do të kishte më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ky kërcënim, sipas Trump, kishte ndikuar që ata të tërhiqeshin nga përshkallëzimi i konfliktit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit