Si ta kuptojmë mashtrimin me AI, masat që po merr BE lidhur me ‘”Deepfakes”

28 Korrik 2025 | 17:10

Me rritjen alarmante të përmbajtjeve të rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale, të njohura si deepfakes, ekspertët e sigurisë dhe institucionet ndërkombëtare po ndërmarrin hapa konkretë për të parandaluar përhapjen e dezinformimit dhe mashtrimeve dixhitale.

Sipas një raporti të fundit nga Entrust Cybersecurity Institute, në vitin 2024, një deepfake i ri u krijua çdo pesë minuta në mbarë botën. Rasti më i fundit përfshin mashtrime të profilit të lartë ku u përfshinë figura të njohura si Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, ministri italian i mbrojtjes, Guido Crosetto, si dhe të famshëm si Taylor Sëift dhe Joe Rogan, zërat e të cilëve u përdorën për të promovuar skema mashtruese që premtonin fonde qeveritare.

Ekspertët paralajmërojnë se këto manipulime mund të kenë pasoja të rënda për sigurinë kombëtare dhe për mashtrimet politike, përfshirë përpjekje për të marrë informacion të ndjeshëm përmes simulimeve të zërave të zyrtarëve të lartë.

“Qëllimi mund të jetë zbulimi i sekreteve, hyrja në sisteme të ndjeshme apo manipulimi i opinionit publik,” deklaroi Kinny Chan, CEO i firmës së sigurisë kibernetike QiD.

Ekspertët pajtohen se vetëm teknologjia mund të ndalë teknologjinë.

Universiteti i Luksemburgut ka trajnuar algoritme IA për të dalluar deepfakes duke i ekspozuar ato ndaj të dhënave të vërteta dhe të rreme.

“Kur një model IA has të dhëna që nuk përputhen me tiparet e mediave reale, ai i identifikon si të rreme,” tha studiuesi Enjie Ghorbel.

Në një raport të fundit, Parlamenti Europian vlerëson se numri i deepfakes në BE do të arrijë në 8 milionë këtë vit, krahasuar me vetëm 500,000 në vitin 2023.

Për të frenuar përhapjen e dezinformimit, Akti i BE-së për Inteligjencën Artificiale, që hyn në fuqi më 1 gusht 2025, kërkon etiketim të detyrueshëm për çdo përmbajtje të krijuar nga IA, përfshirë deepfakes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Të paktën dy persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu herët të enjten në çatinë e një spitali...
11:02 | 02/07/2026

Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, deklaroi në llogarinë e saj në rrjetet sociale se vendi i saj ishte në “dhimbje të thellë” për...
09:46 | 02/07/2026

OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane

OpenAI ka propozuar t’i japë qeverisë amerikane 5% të aksioneve të kompanisë, në një përpjekje për të zbutur presionin politik në rritje në Uashington, sipas...
09:42 | 02/07/2026