BE-ja propozon që Izraelit t’i pezullohen fondet për shkak të luftës në Gazë
Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e qasjes së Izraelit në fondet e Bashkimit Evropian për start-up në fushën e teknologjisë, teksa presioni rritet për shkak të situatës së rënduar humanitare në Gazë.
Kjo lëvizje nga Brukseli vjen në kohën kur disa shtete të BE-së po kërkojnë hapa konkretë kundër Izraelit në dritë të rritjes së frikës për uri të thelluar në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.
“Edhe pse Izraeli ka njoftuar një pauzë të përditshme humanitare të luftimeve në Gaza… situata mbetet e rëndë”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.
Propozimi për të pezulluar pjesërisht përfshirjen e Izraelit në programin gjigant të kërkimeve Horizon do të diskutohet nga 27 vendet anëtare të BE-së të martën.
Një pezullim i tillë kërkon miratimin e shumicës së shteteve anëtare në mënyrë që të hyjë në fuqi.
BE-ja ka hasur vështirësi në marrjen e masave lidhur me konfliktin në Gaza, pasi është e ndarë mes përkrahësve të Izraelit dhe atyre që kanë qëndrim më të favorshëm ndaj palestinezëve.
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, këtë muaj paraqiti një sërë opsionesh për të ndëshkuar Izraelin, pasi ky i fundit u gjet fajtor për shkelje të marrëveshjes së bashkëpunimit me BE-në mbi baza të të drejtave të njeriut.
Brukseli po ashtu tha se kishte arritur një marrëveshje me Izraelin për të rritur qasjen e ndihmave humanitare në Gaza.
Teksa BE-ja thotë se Izraeli ka ndërmarrë disa hapa për të zbatuar premtimet për rritjen e ndihmës humanitare, ende mbetet shumë për të bërë.
LEXONI GJITHASHTU:
Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen
Trump: Udhëtimi në Francë ishte një sukses i madh, Irani nuk do të ketë armë bërthamore
Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, mohon shkeljet: Jam akuzuar për krime të rënda që nuk i kam kryer
- 17:35 Rama: A është Evropa gati për momentin e saj të ardhshëm të Helmut Kohl?
- 17:35 Eksperti i transportit detar paralajmëron: Hormuzi mund të mos kthehet në normalitet deri në fund të vitit
- 17:22 Protesta në Tiranë, raportuesi i PE: Jemi në dijeni, shqetësimet e qytetarëve janë serioze
- 17:19 Shkencëtarët hedhin poshtë legjendat, ‘Rruga e Gjigantëve’ u krijua nga një shpërthim vullkanik
- 17:05 Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen
- 16:54 Raporti i PE, reagon Bardhi: Rama të dëgjojë zërin e eurodeputetëve