Pse Holanda shpalli “persona non grata” dy ministrat izraelitë
Holanda ka shpallur “persona non grata” ministrin e Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, dhe ministrin e Financave, Bezalel Smotrich, duke u ndaluar atyre hyrjen në territorin holandez. Vendimi është bërë publik përmes një deklarate zyrtare nga ministri i Jashtëm holandez, Caspar Veldkamp.
Sipas Veldkamp, të dy ministrat izraelitë, të njohur për qëndrimet ekstremiste të djathta, “kanë nxitur vazhdimisht dhunën ndaj popullit palestinez, kanë mbështetur zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme dhe kanë bërë thirrje për spastrim etnik në Rripin e Gazës.”
“Për shkak të këtyre qëndrimeve të papranueshme, qeveria holandeze ka vendosur t’i shpallë Ben-Gvir dhe Smotrich persona non grata. Ata nuk janë të mirëpritur në Holandë,” deklaroi Veldkamp.
Ministri shtoi gjithashtu se situata në Rripin e Gazës është “e patolerueshme dhe e pambrojtshme” dhe njoftoi se do të thërrasë për shpjegime ambasadorin izraelit në Hagë.
Ndërkohë, kryeministri holandez Dick Schoof paralajmëroi se Holanda do të mbështesë një sërë masash në nivel të Bashkimit Evropian, përfshirë përjashtimin e Izraelit nga programi kërkimor “Horizon” dhe nga zona e tregtisë së lirë me BE-në, në rast se Tel Avivi vazhdon të pengojë ndihmën humanitare për Gazën.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset