SHBA i kërkon Izraelit të sigurojë ushqim për palestinezët në Gaza

28 Korrik 2025 | 18:46

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu shqetësim lidhur me përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë dhe i bëri thirrje Izraelit që t’u sigurojë njerëzve ushqim.

Duke folur të hënën në Skoci, Trump tha se SHBA-ja dhe vende të tjera po japin para dhe ushqim për Gazën, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duhet “të kujdeset, për ta menaxhuar” procesin e dërgimit të ushqimeve.

“Dua që ai të sigurohet që ata të marrin ushqim”, tha Trump. “Dua të sigurohem që ata të marrin ushqim”.

Nga Gaza kohëve të fundit kanë dalë imazhe të fëmjëve të kequshqyer, që kanë nxitur shqetësime për urinë në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.

Duket se komentet e Trumpit janë rezultat i këtyre imazheve, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – është në muajin e 21-të, teksa palët nuk janë afër arritjes së një armëpushimi.

Presidenti amerikan u pyet nëse pajtohet me deklaratat e bëra të dielën nga Netanyahu, kur ai tha se “nuk ka politikë të urisë në Gazë dhe nuk ka uri në Gazë”.

“Nuk e di”, u përgjigj Trump. “Duke u bazuar në atë që shohim në televizion, do të thosha nuk është bash kështu sepse ata fëmijë duken shumë të uritur”, tha ai.

Në dritë të intensifikimit të kritikave ndërkombëtare, ushtria izraelite gjatë fundjavës nisi lëshimin e ndihmave nga ajri, si dhe nisi pauza të kufizuara në luftime në tri zona të banuara të Gazës për dhjetë orë në ditë, në mënyrë që të ndihmojë me shpërndarjen e ndihmave.

Të premten e kaluar, Trump foli për situatën në Gazë, pasi SHBA-ja dhe Izraeli tërhoqën ekipet negociuese nga bisedimet në Katar për një marrëveshje armëpushimi. Ai tha se Hamasi “me gjasë do të përndiqet” derisa të eliminohet.

Por, Trump të hënën u duk më i prirë për veprim, pas raportimeve për vdekje të shkaktuara nga uria dhe pas pamjeve të njerëzve, veçmas të fëmijëve dhe foshnjave, teksa banorët në Gazë po tentojnë të sigurojnë ushqim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik

Irani njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik, pas natës së gjashtë radhazi të operacioneve ushtarake amerikane...
08:28 | 17/07/2026

Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord

Shirat e rrëmbyeshëm vranë dy persona në Teksas, ndërsa ujërat e përmbytjeve i morën me vete në automjetet e tyre, teksa shteti përgatitet për reshje...
08:28 | 17/07/2026

Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane

Mbrojtja ajrore e Jordanisë të premten ka kapur dhe rrëzuar tre raketa iraniane që hynë në hapësirën ajrore të mbretërisë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:19 | 17/07/2026