Administrata Trump shkurton financimin federal për parandalimin e dhunës me armë
Administrata Trump ka ndërprerë më shumë se gjysmën e të gjitha fondeve federale për programet e parandalimit të dhunës me armë në SHBA, duke ndërprerë grante në vlerë prej 158 milionë dollarësh që ishin drejtuar për grupe në qytete si Nju Jork, Los Anxhelos, Çikago, Uashington DC dhe Baltimore.
Nga gjithsej 145 grante për Ndërhyrje në Dhunën Komunitare (CVI), në vlerë mbi 300 milionë dollarë të dhëna nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, 69 prej tyre janë ndërprerë papritur në prill, sipas të dhënave qeveritare të analizuar nga Reuters.
Shuarja e programeve CVI është pjesë e një tkurrjeje më të gjerë në Zyrën e Programeve të Drejtësisë (OJP), e cila në prill anuloi 365 grante në vlerë prej 811 milionë dollarësh, duke ndikuar një sërë programesh të sigurisë publike dhe shërbimeve për viktimat.
Një zyrtar i DOJ tha për Reuters se këto grante u anuluan sepse “nuk përmbushin më qëllimet e programit apo prioritetet e agjencisë”. Mijëra grante të tjera janë në shqyrtim dhe po vlerësohen, ndër të tjera, për mbështetjen që i japin zbatimit të ligjit dhe luftimit të krimit të dhunshëm.
Shumica e granteve CVI u financuan fillimisht përmes Ligjit Bipartizan për Komunitete më të Sigurta të vitit 2022 dhe ishin pjesë e një nisme të presidentit të atëhershëm Joe Biden për të frenuar rritjen e dhunës me armë në SHBA, përfshirë krijimin e Zyrës së Parë të Shtëpisë së Bardhë për Parandalimin e Dhunës me Armë.
Kjo zyrë, sipas ish-zëvendësdrejtorit Greg Jackson, “u shpërbë ditën e parë” që Trump mori detyrën. Para financimeve të epokës Biden, shumica e programeve për parandalimin e dhunës me armë financoheshin në nivel shtetëror.
“Pesë vjet më parë, këto programe, nëse ekzistonin fare, kishin buxhete shumë të vogla dhe nuk kishin mbështetje të madhe federale prej miliona dollarësh,” tha Michael-Sean Spence, drejtor i iniciativave për sigurinë komunitare në organizatën Everytown for Gun Safety, e cila ka punuar me 136 organizata komunitare që nga viti 2019. 25 prej tyre janë ndikuar nga këto shkurtime.
Grante të tilla financonin trajnimin e ekipeve për të ndërhyrë në konflikte, punonjës socialë për të lidhur njerëzit me shërbime dhe punësim, si dhe programe në spitale për viktimat e dhunës me armë. “Po i pengojnë të bëjnë punën në shërbim të atyre që kanë më shumë nevojë, në kohën më të rrezikshme të vitit,” tha Spence, duke iu referuar muajve të verës kur zakonisht rritet numri i të shtënave.
Vdekjet nga dhuna me armë në SHBA u rritën mbi 50% nga 2015 deri në kulmin e pandemisë më 2021 (21,383 vdekje). Që atëherë kanë rënë në 16,725 në vitin 2024, duke iu afruar niveleve para pandemisë. Deri në maj 2025, numri i vdekjeve ishte 866 më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërsa qytete si Nju Jork, Çikago dhe Los Anxhelos morën shumicën e fondeve për parandalimin e dhunës me armë, edhe qytete në jug si Memfis, Selma (Alabama) dhe Baton Rouge (Luiziana) përfituan miliona dhe ishin më të varura nga grantet për shkak të mbështetjes së kufizuar nga shtetet e tyre.
“Shumë pak legjislatura shtetërore po miratojnë fonde aktualisht, prandaj këto shkurtime federale ishin një goditje tragjike,” tha Amber Goodwin, bashkëthemeluese e Rrjetit Ligjor për Dhunën Komunitare.
Intervista me ekspertë ligjorë, ndërhyrës në dhunë dhe ish-zyrtarë të DOJ tregojnë se këto shkurtime rrezikojnë qëndrueshmërinë afatgjatë të iniciativave komunitare që janë ndërtuar ndër vite dhe janë të rrënjosura në komunitetet afrikano-amerikane dhe latine.
Pha’Tal Perkins, themelues i organizatës Think Outside Da Block në lagjen Englewood të Çikagos, tha se falë financimit federal kishte punësuar staf me kohë të plotë, por pas anulimit të granteve, ishte i detyruar të pushonte pesë persona nga puna.
“Aftësia për të qenë në vendin e duhur në kohën e duhur për të folur para se situatat të përshkallëzohen, është ajo që njerëzit nuk e shohin,” tha ai.
Programet e nisura në vitin 2022 ishin hera e parë që organizatat komunitare mund të aplikonin drejtpërdrejt për grante federale pa kaluar përmes policisë apo agjencive shtetërore, sipas tre ish-zyrtarëve të DOJ.
Aqeela Sherrills, bashkëthemelues i Community Based Public Safety Collective në Los Anxhelos, ofroi trajnime për zbatimin e strategjive për ndërhyrje ndaj dhunës për rreth 94 përfitues, përfshirë agjenci të zbatimit të ligjit dhe organizata komunitare.
Para shkurtimeve, “po nisnim punën me 30 përfitues të rinj përmes qeverisë federale. Shumë nga këto qytete dhe agjenci nuk kanë asnjë ide si të zbatojnë CVI,” tha Sherrills.
Disa kritikë të CVI mendojnë se programet nuk janë efektive dhe se fondet federale duhen përdorur për policinë. Të tjerë i shohin si “anti-armë” dhe si një mënyrë për të kaluar taksat te OJQ-të që kundërshtojnë të drejtën për të mbajtur armë, sipas Aidan Johnston nga organizata Gun Owners of America.
Por kjo nuk është një mendim i përbashkët në polici. Në qershor, 18 grupe policore dhe shefa policie nga qytete si Louisville, Minneapolis, Tucson dhe Omaha i kërkuan Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi të rikthejë financimet, duke theksuar se ato sollën “ulje të ndjeshme të dhunës dhe vrasjeve”.
“Këto nuk janë programe që të bëjnë të ndihesh mirë; janë strategji që shpëtojnë jetë dhe përforcojnë punën e policisë,” shkruan ata.
Zëvendësshefi i Policisë në Columbia, South Carolina, Melron Kelly, tha se programet CVI i ndihmuan të punonin më ngushtë me organizatat lokale dhe të parandalonin të shtënat hakmarrëse.
“Siguria publike fillon në lagje, para se të përfshihet policia. Puna e CVI është shumë e rëndësishme; kemi parë një rënie drastike të krimeve të dhunshme pas COVID dhe të shtënat janë afër nivelit më të ulët në 10 vite,” tha Kelly.
Organizatat tani po përpiqen të mbijetojnë pa mbështetjen federale. Durell Cowan, drejtor ekzekutiv i organizatës HEAL 901 në Memphis, mori një grant prej 1.7 milionë dollarësh në tetor 2024, por deri tani ka marrë vetëm 150,000 dollarë përpara se granti të anulohej. Ai tha se është detyruar të përdorë kursimet personale për të paguar 14 anëtarët e stafit.
Së fundmi, ka siguruar fonde nga një OJQ jashtë shtetit dhe një grant
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij