Justin Trudeau dhe Katy Perry “kapen mat” në një darkë luksoze në Montreal

29 Korrik 2025 | 18:59

Një darkë mes dy personazheve të njohur ka ngritur pikëpyetje dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare: ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, dhe superylli i muzikës pop, Katy Perry, janë fotografuar së bashku në një nga restorantet më të njohura të Montrealit.

Sipas asaj që raporton TMZ, darka ka ndodhur të hënën mbrëma në “Le Violon”, një restorant që renditet i 11-ti më i miri në Kanada dhe që rekomandohet nga guida prestigjioze Michelin. Në fotografitë e publikuara, Perry shihet e buzëqeshur pranë Trudeau-s, ndërsa të dy ndajnë pjatat përfshirë edhe një me karavidhe dhe shijojnë kokteje elegante në një ambient intim.

Ende nuk ka një konfirmim nëse takimi ishte thjesht miqësor apo ka nuanca romantike, por prania e tyre së bashku nuk ka kaluar pa u vënë re.

Katy Perry ndodhet aktualisht në Kanada në kuadër të një turneu muzikor, me ndalesën e radhës në Montreal këtë të mërkurë. Nga ana tjetër, Justin Trudeau është beqar që prej gushtit të vitit 2023, kur bëri publike ndarjen nga Sophie Grégoire Trudeau pas 18 vitesh martesë. Edhe Perry, së fundmi, ka konfirmuar përfundimin e marrëdhënies me aktorin Orlando Bloom. A është ky fillimi i një kapitulli të ri për dyshen? Mbetet për t’u parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026