PAMJE/ Terror në El Empalme, 17 të vdekur pas sulmit me armë në një bar në Ekuador
Persona të armatosur kanë vrarë të paktën 17 persona, përfshirë një fëmijë, në një sulm të dhunshëm të ndodhur në një bar në Ekuador, në qytetin El Empalme, rreth 160 kilometra në veri të Guayaquil, në provincën bregdetare të Guayas.
Prokurori i përgjithshëm i vendit konfirmoi të hënën se në vendngjarje janë gjetur mbi 40 prova balistike. Pamjet e publikuara nga mediat vendase tregojnë trupa dhe pellgje gjaku në të gjithë ambientin e lokalit.
Policia njoftoi se sulmi ndodhi të dielën në mbrëmje, kur dy kamionë me persona të armatosur hapën zjarr me pistoleta dhe pushkë, duke lënë të paktën 11 të plagosur – raportime të tjera flasin për deri në 14 të lënduar.
Sipas raportimeve, një nga të plagosurit u përpoq të largohej me makinë, por ndërroi jetë nga plagët disa metra më tutje, pasi u përplas.
Agjencia e lajmeve AFP raportoi se agresorët qëlluan dhe vranë edhe dy persona të tjerë në një vend tjetër. Gjatë sulmit në bar, ata bërtitën “Ujqër aktivë!”, një referencë e mundshme për grupin kriminal Los Lobos, i cili lufton për territor me një grup tjetër të fuqishëm, Los Choneros. Të dyja grupet janë të përfshira në trafikun e drogës, zhvatje, rrëmbime dhe aktivitete të paligjshme si miniera ilegale.
Shefi i policisë së El Empalme, Oscar Valencia, e konfirmoi këtë si një pistë hetimore të mundshme.
Ekuadori po përjeton një valë të madhe dhune gjatë viteve të fundit, për shkak të përplasjeve midis bandave kriminale. Presidenti Daniel Noboa ka kërkuar zgjerimin e kompetencave për forcat e sigurisë dhe qeverinë, masa që kanë marrë mbështetje të gjerë publike, pavarësisht shqetësimeve për mundësi abuzimesh.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)