Fito bosi i drogës në Ekuador ekstradohet në SHBA për trafik narkotikësh dhe armësh

21 Korrik 2025 | 08:23

Adolfo Macías Villamar, i njohur gjerësisht me nofkën “Fito”, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara ku do të përballet me akuza të rënda për trafik ndërkombëtar droge dhe armësh. Kreu i bandës së rrezikshme “Los Choneros” ishte arrestuar sërish në qershor, gati një vit pas arratisjes spektakolare nga një burg i sigurisë së lartë në Ekuador, ku po vuante një dënim prej 34 vitesh për një sërë krimesh.

Ekstradimi i Macías-it përbën një hap të rëndësishëm në përpjekjet ndërkombëtare për të goditur krimin e organizuar dhe rrjetet e trafikut ndërkufitar. Sipas avokatit të tij, ai do të dalë para një gjykate federale në Bruklin ditën e hënë, ku pritet të deklarohet i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij.

Macías drejtonte grupin kriminal “Los Choneros”, një organizatë me lidhje të ngushta me kartelet më të fuqishme të drogës në Meksikë dhe me rrjete kriminale në Ballkan. Ai akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio në vitin 2023 një atentat që tronditi opinionin publik brenda dhe jashtë vendit.

Grupi që ai drejton konsiderohet përgjegjës për rritjen drastike të nivelit të dhunës në Ekuador, duke e shndërruar vendin nga një destinacion i njohur turistik në një nga vendet me shkallën më të lartë të vrasjeve në rajon. Aktualisht, mbi 70% e kokainës që qarkullon në tregun ndërkombëtar kalon përmes porteve ekuadoriane një pasojë direkte e pozicionit strategjik të vendit midis Kolumbisë dhe Perusë, dy nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.

Kapja e Macías u realizua në qershor, kur forcat speciale e lokalizuan në një bunker nëntokësor nën një rezidencë luksoze në qytetin bregdetar të Mantës. Pas arrestimit, ai u transferua në burgun e sigurisë maksimale “La Roca”. Presidenti ekuadorian Daniel Noboa përshëndeti operacionin dhe paralajmëroi se kreu i bandës do të ekstradohej drejt SHBA-së.

Autoritetet e burgjeve bënë të ditur se ai u nxor nga qelia të dielën në mëngjes për t’iu dorëzuar autoriteteve amerikane.

“Unë dhe zoti Macías do të paraqitemi nesër para gjykatës federale të Bruklinit… ku ai do të deklarohet i pafajshëm. Më pas, ai do të mbahet në një burg që do të përcaktohet për një kohë të pacaktuar,” deklaroi për Reuters avokati i tij, Alexei Schacht.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026