Manovra e dyshimtë nxiti ndjekjen, 22-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në Xhenova

30 Korrik 2025 | 10:59

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Xhenova pas një ndjekjeje policore në Via Caprera, për dyshimin e posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia sekuestroi doza me kokainë dhe një shumë parash në euro.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi të martën pasdite gjatë një patrullimi rutinë nga Oficerët e UPGSP-së në zonën e Sturlës, të cilët vunë re një manovër të dyshimtë të të riut në makinën e tij.

Pas ndjekjes, policia arriti ta ndalonte dhe të kontrollonte mjetin, ku gjeti 12 qese të vulosura me kokainë dhe 350 euro para të gatshme, që dyshohet të jenë të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Gjithashtu, u sekuestruan dy telefona celularë të personit të arrestuar, në të cilët u gjetën biseda me blerës të mundshëm të drogës, që konfirmojnë përfshirjen e tij në trafikimin e substancave narkotike.

Makina, që rezultoi e marrë me qira, u sekuestrua për hetime të mëtejshme mbi origjinën dhe përfshirjen e mundshme të palëve të tjera në këtë veprimtari.

Autoritetet kanë informuar Zyrën e Imigracionit, pasi 22-vjeçari ndodhet në Itali pa leje qëndrimi të rregullt.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar rrjetin e tij dhe bashkëpunëtorët e mundshëm në trafikimin e drogës në zonën e Xhenovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026