Sam Altman paralajmëron: Bisedat personale me ChatGPT nuk janë plotësisht private

30 Korrik 2025 | 22:06

Një numër gjithnjë e më i madh përdoruesish po i drejtohen inteligjencës artificiale për të diskutuar çështje personale, por CEO i OpenAI, Sam Altman, ngre shqetësime mbi privatësinë e këtyre bisedave. Në një intervistë të fundit në podcast-in “This Past Ëeekend” me Theo Von, Altman theksoi se, ndryshe nga një bisedë me psikologë apo avokatë, ajo me ChatGPT nuk është e mbrojtur nga ligji në të njëjtën mënyrë.

“Përdoruesit flasin për tema shumë personale, por nëse ndodh një proces ligjor, mund të jemi të detyruar t’i dorëzojmë këto biseda,” paralajmëroi Altman.

Sipas tij, të rinjtë janë veçanërisht të prirur t’i kërkojnë ndihmë emocionale inteligjencës artificiale, shpesh duke ndarë ndjenja ankthi, vetmie apo shqetësime mbi marrëdhëniet personale. Megjithatë, shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm për faktin se bisedat me ChatGPT ruhen për deri në 30 ditë dhe në disa raste mund të përdoren për arsye sigurie apo ligjore.

Altman bëri thirrje për krijimin e një kuadri të ri ligjor që do të mbronte konfidencialitetin e bisedave mes përdoruesve dhe teknologjisë, në mënyrë të ngjashme me mbrojtjen që ofrohet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026