Arsimi profesional në rritje, kurset garantojnë punësim dhe pagesë të mirë

30 Korrik 2025 | 16:59

Sezoni veror dhe rritja e punësimeve sezonale, veçanërisht në turizëm dhe shërbime, kanë nxitur interesin e të rinjve për t’u kualifikuar nëpërmjet kurseve profesionale. Në Vlorë, kjo tendencë është gjithnjë në rritje.

Ergys Alushi, drejtues i Qendrës Rajonale të Arsimit Profesional në Vlorë, shprehet se gjithnjë e më shumë të rinj po e kuptojnë se e ardhmja qëndron te profesioni dhe zanati.

“Ka pasur goxha interes. E kam thënë edhe më parë: e ardhmja është te profesionet, te zanatet, te qendrat e formimit profesional. Fatmirësisht edhe qeveria po i jep rëndësi dhe po shtohen fondet nga Bashkimi Europian për modernizimin e këtyre qendrave, për t’i bërë më funksionale dhe tërheqëse për të rinjtë dhe jo vetëm. Ka një trend në rritje të interesit, jo shumë të madh për momentin, por i qëndrueshëm”, thotë Alushi.

Kurset më të kërkuara, sipas tij, janë ato që lidhen drejtpërdrejt me nevojat e tregut të punës dhe që garantojnë punësim të shpejtë dhe të mirëpaguar.

“Kërkesa më e lartë është për kurset e kuzhinës, hidraulikut, elektrikut, servisit të makinave. Për pak ditë do të hapim edhe kursin për riparimin e pajisjeve elektro-shtëpiake, një profesion që ka vite që ka munguar por po rikthehet për shkak të kërkesës së lartë. Ka interes edhe për saldatorë, menaxhim biznesi dhe guida turistike — sidomos agjencitë nga Vlora dhe Saranda kërkojnë të formojnë dhe certifikojnë stafin e tyre”, shprehet ai.

Të rinjtë po orientohen drejt atyre kurseve që ofrojnë siguri më të lartë për punësim, dhe ku paga është më konkurruese.

“Zanatet si kuzhinieri, pastiçieri, picajoli, janë shumë të kërkuara sepse bizneset në këto fusha kanë rritur pagat. Po kështu edhe hidrauliku dhe elektricisti janë profesionistë të paguar mirë. Interesi më i madh vjen nga gratë dhe vajzat, të cilat zgjedhin kurse si kuzhina, pastiçeria, parukeria, estetika — sepse pas certifikimit mund të punësohen menjëherë”, thekson Alushi.

Në ndihmë të të rinjve që kërkojnë të përvetësojnë një profesion, përveç qendrës së formimit profesional që ofron kurse falas për të papunët, në Vlorë funksionojnë edhe dy shkolla profesionale: ajo industriale dhe tregtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026