Bie numri i të diplomuarve në Shqipëri, surprizë arsimi profesional
Institutit i Statistikave (INSTAT) ka publikuar këtë të premte raportin për sa i përket numrit të nxënësve dhe studentëve të diplomuar për vitin shkollor 2019-2020.
Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe arritën të kualifikohen në Shqipëri 98,168 nxënës dhe studentë, ose 5.5% më pak se vitin e shkuar.
Arsimi 9-vjeçar
Në sistemimin arsimor 9-vjeçar rezulton të jenë diplomuar 33.618 nxënës, nga të cilët 52,3 % ishin djem dhe 47,7 % vajza.
Në sistemin parauniversitar vihet re një ulje e ndjeshme numrit të nxënësve të diplomuar. Konkretisht, siç thekson INSTAT gjatë vitit shkollor 2018-19 u diplomuan 31.662 nxënës, duke shënuar një ulje prej 6,9 %, krahasuar me një vit më parë.
Arsimi profesional
Arsimimi profesional ka pësuar një rritje të interesimit të nxënësve dhe këtë e dëshmojnë të dhënat që raporton Instituti i Statistikave. Konkretisht, në arsimin profesional u diplomuan 4.862 nxënës, ose e thënë ndryshe një rritje me 27,7 % krahasuar me vitin shkollor 2018-19.
Arsimi universitar
Rënie të konsiderueshme ka pësuar numri i studentëve të diplomuar në sistemin universitar. Sipas INSTAT, gjatë vitit akademik 2019-20, u diplomuan 32.889 studentë, duke shënuar një ulje prej 5,7 % krahasuar me 2018-19.
“Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 21.481 studente femra, ose 65,3 % e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë. Studentë të diplomuar në programet Bachelor përbëjnë 53,5 % të studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet Master me 42,4 %”, thuhet në raportin e INSTAT.
Në lidhje me këtë situatë jo pozitive, Euronews Albania bisedoi me sociologen Entela Binjaku, e cila shpjegoi shkaqet që kanë ndikuar në uljen e të diplomuarve në të gjitha nivelet arsimore.
Ajo u shpreh se këto të dhëna duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për institucionet shtetërore, por edhe për shoqërinë shqiptare.
“Kjo rënia nuk na lumturon aspak, por përkundër duhet të na shqetësoj. Fakti që kemi më pak të arsimuar në të gjitha nivelet, mendoj se duhet të na shqetësoj realisht”, tha sociologia.
Znj. Binjaku pohoi se djemtë shqiptarë arsimimin nuk e shohim më si parësor, por dëshira e tyre tha jo është që të largohen nga vendi.
“Djemtë shqiptarë mendojnë tanimë jo të arsimohen, por të emigrojnë. Mendimi i tyre i parë është si e si të largohen, ndërsa vajzat janë që emigrojnë më pak dhe në fund të fundit dhe për hir të traditës së familjeve shqiptare, që mashkulli është ai që sjellë para në shtëpi dhe kjo bie më shumë në shpatullat e gjinisë mashkullore”, tha ajo.
Task-forca zbret në plazhet e Pogradecit, kontrolle për zaptimin e bregliqenit
Eurostat: Shqiptarët në krye për orët e punës, mesatarja tejkalon vendet e BE-së
Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret