Rusia sulm ajror të përmasave të mëdha në Kiev: 6 të vdekur, mes tyre dhe 1 fëmijë
Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm ajror të përmasave të mëdha ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, duke përdorur dronë dhe raketa për të goditur zona të banuara në qytet.
Sipas autoriteteve ukrainase, si pasojë e këtij sulmi janë raportuar gjashtë viktima, përfshirë një djalë 6-vjeçar, si dhe dhjetëra të plagosur, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Lajmin e konfirmoi kreu i Administratës Ushtarake të Qytetit të Kievit, Timur Tkachenko, në një deklaratë në Telegram:
“Aktualisht janë konfirmuar 6 viktima, 4 në distriktin Sviatoshynskyi dhe 2 në Solomyanskyi. Ndër to, fatkeqësisht, edhe një fëmijë. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vijim”.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë rrënoja që digjen, ndërsa ekipet e emergjencës punojnë për të shpëtuar qytetarë të bllokuar nën ndërtesat e shkatërruara.
Presidenti Volodymyr Zelensky reagoi menjëherë me një video-mesazh nga terreni, ku dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar si një akt terrorizmi shtetëror nga Rusia.
“Kiev. Sulm me raketa mbi një ndërtesë banimi. Njerëz nën rrënoja. Të gjitha shërbimet janë në terren. Terroristët rusë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, iu drejtua aleatëve ndërkombëtarë me një thirrje të fortë për veprim:
“Putini po i tregon botës se nuk ka frikë dhe se synon të vazhdojë të vrasë popullin tonë, fëmijët tanë. Sanksionet dhe armët janë përgjigjja. Kam besim se SHBA dhe Presidenti Trump do të ndjekin një politikë të ‘paqes përmes forcës’”, shkroi Yermak.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni