Trump kërkon dorëzimin e Haamasit: Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës

31 Korrik 2025 | 15:46

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza është që “Hamasi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet”.

Deklaratën Trump e bëri përmes një postim të publikuar në platformën e tij “Truth Social”.

Deklarata vjen ndërkohë që Trump, në një prononcim për gazetarët gjatë vizitës në Skoci këtë javë, pranoi se në Gaza ka “krizë urie”, në kontrast me pohimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili pretendon se nuk ekziston një situatë e tillë.

Zyra e Netanyahu-t ndërkohë ka publikuar pamje nga takimi qw kryeministri izraelit pati me të dërguarin e posaçëm të Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e cilësoi vizitën e Witkoff si një hap “jetik dhe kritik” në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Nga 251 personat e marrë peng më 7 tetor nga Hamasi, 148 janë liruar ose shpëtuar, ndërsa besohet se vetëm 20 nga 50 pengjet e mbetura janë ende gjallë.

Ndërkohë, në një zhvillim paralel diplomatik, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer njoftoi se nëse situata në Gaza nuk përmirësohet ndjeshëm deri në shtator, Britania e Madhe do ta njohë shtetin palestinez, një veprim i ngjashëm me atë të paralajmëruar më herët nga Franca dhe Kanadaja.

Duke folur për BBC-në, Starmer tha: “Situata në terren në Gaza duhet të ndryshojë. Ka një katastrofë humanitare dhe për këtë arsye kam thënë se nëse kjo nuk ndryshon materialisht, natyrisht që do ta vlerësojmë këtë kur të arrijmë në shtator, atëherë do ta njohim Palestinën.”

Ai nënvizoi gjithashtu se thirrjet për lirimin e menjëhershëm të pengjeve kanë qenë të vazhdueshme: “Ata janë mbajtur për një kohë shumë, shumë të gjatë në kushte absolutisht të patolerueshme. Kjo duhet të ndodhë pa vonesë.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026