OSBE reagon për Kodin Penal: Nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me ndryshimet e propozuara për Kodin Penal, duke theksuar se nuk ka qenë e përfshirë në hartimin e draftit përkatës.
Në një reagimin për mediat, OSBE shprehet se, megjithëse nuk kanë pasur pjesëmarrje direkte në procesin e ndryshimeve, ata po shqyrtojnë draftin e disponueshëm dhe janë të gatshëm të ofrojnë rekomandime konkrete për qeverinë dhe parlamentin në përputhje me mandatin e tyre për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë. Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, ne po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”, thuhet në reagimin e OSBE-së.
Po ashtu, edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka konfirmuar se nuk ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve për hartimin e dispozitave të Kodit Penal, por ka theksuar rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës që duhet të shoqërojë miratimin e tij.
Rezerva mbi këtë draft kanë shprehur disa prej krerëve të institucioneve të drejtësisë, si dhe shoqata të gazetarëve. Po ashtu, Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka kundërshtuar ashpër draftin e propozuar për Kodin Penal.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset