Dodik: Republika Sërpska do hakmerret pas dënimit të dhënë nga gjykata

3 Gusht 2025 | 15:29

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të ditur se ky entitet serb në Bosnje-Hercegovinë do të “hakmerret” pas vendimit përfundimtar që e dënon atë me një vit burgim dhe ndalesë prej gjashtë vjetësh për ushtrim të aktivitetit politik.

“Populli i Republikës Sërpska duhet të ruajë qetësinë dhe të mobilizohet me institucionet tona. Askush nuk mund të përmbysë vullnetin e qytetarëve. Republika Sërpska e ka forcën për të luftuar mbrapsht përmes hapave politikë, pasi nëse nuk vepron ashtu, kërcënohet nga rreziqe më të mëdha”, ka shkruar Dodik në një postim në X më 3 gusht.

Dodik nuk e ka specifikuar se çfarë veprimesh politike do të ndërmerren.

Më 1 gusht, Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e ka dënuar Dodikun me një vit burgim dhe ndalesë prej gjashtë vjetësh në ushtrim të aktivitetit politik për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Dodik është shpallur fajtor për nënshkrim të një dekreti që shpallte ligje të cilat Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt, i ka anuluar paraprakisht.

Përmes këtyre ligjeve, trupat legjislativë në Republikën Sërpska kanë tentuar të parandalojnë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës dhe Përfaqësuesit të Lartë në entitetin serb të Bosnjës.

Pas vendimit të 1 gushtit, Dodik ka thënë se nuk e pranon padinë penale për “mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë”, për çka është dënuar nga Gjykata e Bosnje-Hercegovinës.

Ai i ka bërë publike vendimet e reja të Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, të cilat, sipas tij, përcaktojnë “plan konkret për rrugën përpara”, pa specifikuar se për çfarë vendimesh bëhet fjalë.

“Të gjitha vendimet tona do të jenë politike, Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e ka diskualifikuar veten si trup ligjor”, ka thënë Dodik.

Ai ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Republikën Sërpska.

Avokati i Dodikut, Goran Bubiç ka thënë të premten në një konferencë për media se do ta apelojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës.

“Ne do të kërkojmë masë të përkohshme për pezullim të vendimit derisa të merret vendimi nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Bubiç, duke përmendur se këta janë hapa të nevojshëm nëpër të cilët duhet kaluar derisa lënda të arrijë te Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026