Son largohet pas 10 vitesh nga Tottenham, londinezët prezantojnë Palhinha-n

4 Gusht 2025 | 14:17

Sulmuesi koreano-jugor, Son, është larguar nga Tottenham pas 10 vitesh pjesë e skuadrës londineze. 33-vjeçari do ta vijojë karrierën në kampionatin amerikan të futbollit.

Në vitin 2015 u bë për herë të parë pjesë e Tottenham në Premier Leaguen angleze, dhe që prej atij momenti u kthye në një ndër lojtarët kyç të kësaj skuadre.

Por tanimë, rrugëtimi i Son me londinezët i ka ardhur fundi. Të dielën, ai luajti ndeshjen e fundit me skuadrën britanike, ndërsa karrierën do ta vazhdojë në MLS, në SHBA.

Heung-Min Son është një ndër futbollistët më jetëgjatë të Tottenham, konkretisht ka mbajtur veshur fanellën për një dekadë, ku numëron 333 paraqitje dhe 127 gola të shënuar.

Skuadra me të cilën thuhet se Son ka arritur akordin është Los Angeles FC, me të cilën do të bashkohet si lojtar i lirë.

Në fundjavë, Tottenham prezantoi edhe futbollistin më të ri që i bashkohet skuadrës, Joao Palhinha.

Mesfushori portugez ka arritur akordin në formë huazimi me britanikët, me të drejtë blerjeje.

Nëse bind drejtuesit e skuadrës së re, ata do të duhet të paguajnë 30 milionë euro në verën e vitit 2026 për të siguruar përfundimisht kartonin e tij.

Kujtojmë se 30-vjeçari u ble para dy sezonesh nga bavarezët për vlerën e 50 milionë eurove, por nuk gjeti hapësira, duke u aktivizuar në vetëm 25 ndeshje, 9 prej tyre si titullar.

Më herët, lojtari kishte deklaruar se do të luftonte për vendin e titullarit te Bayern, por vendosi të rikthehet në Angli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026