600 ish-zyrtarë të lartë izraelitë i bëjnë thirrje Trump të ndërhyjë në Gaza
Rreth 600 ish-zyrtarë të lartë të sigurisë izraelite, përfshirë ish-drejtues të Mossad-it, Shin Bet-it dhe Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), i kanë dërguar një letër Presidentit amerikan Donald Trump, duke i kërkuar që të ndërhyjë për të bindur kryeministrin Benjamin Netanyahu që të ndalë luftën në Gaza. Lajmi është raportuar nga “Jerusalem Post”.
Nënshkruesit janë pjesë e grupit “Komandantët për Sigurinë e Izraelit” (CIS), i cili përfshin ish-drejtues të lartë të ushtrisë, shërbimeve të inteligjencës, policisë dhe diplomacisë izraelite. Ky grup është shprehur se situata globale e Izraelit është bërë gjithnjë e më e brishtë për sa i përket legjitimitetit ndërkombëtar.
Në letrën drejtuar Trump-it, CIS thekson se IDF tashmë ka përmbushur dy objektiva kryesore ushtarake në Gaza: “çmontimin e formacioneve ushtarake të Hamasit dhe të strukturës së tij qeverisëse”.
Sipas grupit, objektivi i tretë kthimi i pengjeve mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje.
“Ndaloje luftën në Gaza! Në emër të CIS, grupit më të madh izraelit të ish-gjeneralëve të IDF-së dhe të strukturave të tjera të sigurisë, ju bëjmë thirrje të ndërhyni. E keni bërë në Liban, tani është koha ta bëni edhe në Gaza,” shkruhet në letër.
Ata argumentojnë se Hamasi nuk përbën më një kërcënim strategjik për Izraelin dhe se operacionet e mbetura mund të realizohen në mënyrë të targetuar në kohë të mëvonshme. “Pengjet tona nuk mund të presin,” theksohet në mesazh.
CIS gjithashtu i bën thirrje Trump-it të përdorë ndikimin e tij te publiku dhe qeveria izraelite për të ndalur luftën, për të lehtësuar kthimin e pengjeve dhe për të ndihmuar në krijimin e një koalicioni ndërkombëtar që mbështet Autoritetin Palestinez në ndërtimin e një alternative ndaj Hamasit.
Letra vjen në një kohë kur presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit për një zgjidhje politike dhe humanitare në Gaza po rritet ndjeshëm.
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)