Raporti i Zyrës kundër narkotikëve në Francë: Nuk ka qoshe të vendit pa kokainë
Franca është kthyer në një shtet ku nuk ka më një qoshe të vendit pa drogë. Kështu thotë një raport i zyrës kombëtare kundër narkotikëve, OFAST, që ka ngritur shqetësimin për shkallën e trafikut të kokainës dhe kapjen prej saj të shoqërisë franceze.
E cilësuar si “cunami i bardhë” nga ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau, raporti paralajmëron për një rritje shpërthyese të pranisë së kokainës, duke e konsideruar atë një “kërcënim ekzistencial” dhe një formë “anti-kulture”, të udhëhequr nga dhuna dhe pandëshkueshmëria.
Vetëm në 6 muajt e parë të 2025-s, autoritetet sekuestruan 37.5 tonelata kokainë, 45 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024. Sipas OFAST, bëhet fjalë për një kuotë rekord që tregon se sa thellë ka depërtuar narkotrafiku në mbarë vendin.
Vetëm në 2024-n, 367 vrasje apo tentativa vrasjeje të lidhura me dhunën e drogës u regjistruan në 173 qytete franceze.
“Marrja nën kontroll e lagjeve nga bandat nxit kriminalitetin e përditshëm, normalizon dhunën dhe paratë e pista, në kuadër të një anti-kulture në rritje, që dëmton përpjekjet për të përmirësuar qytetet dhe për të ndihmuar njerëzit të integrohen në shoqëri”, thotë raporti.
Dokumenti në fjalë vë në dukje se si disa rrjete të trafikut të drogës, në disa qytete kanë shkuar përtej aktivitetit kriminal, duke shtrirë kontrollin e tyre tek komunitetet.
Në disa zona, bosët e drogës kanë tejkaluar ndikimin e autoriteteve lokale, duke vepruar de fakto si autoritete të lagjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti