Trump kërkon nga Kina dhe India të ndalin blerjen e naftës së lirë ruse

5 Gusht 2025 | 10:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka bërë thirrje Kinës dhe Indisë që të ndalin blerjen e naftës nga Rusia, duke thënë se përmes kësaj po ndihmojnë financiarisht luftën e Kremlinit kundër Ukrainës.

Trump e ka ngritur këtë çështje në kuadër të përpjekjeve për ta shtyrë presidentin rus, Vladimir Putin, që të pranojë një armëpushim.

Megjithatë, nafta e lirë ruse u sjell përfitime rafinerive në Kinë dhe Indi, duke përmbushur njëkohësisht nevojat e tyre energjetike, dhe këto vende nuk kanë shfaqur vullnet për ndaljen e kësaj praktike.

Pas vendimit të Bashkimit Evropian për të ndalur importet detare të naftës ruse nga janari i vitit 2023, Kina, India dhe Turqia janë kthyer në përfituesit kryesorë të kësaj nafte.

Që atëherë, Kina është bërë blerësja më e madhe e energjisë ruse, me afër 219.5 miliardë dollarë të harxhuara për naftë, gaz dhe qymyr. India ka shpenzuar 133.4 miliardë dollarë, ndërsa Turqia 90.3 miliardë dollarë, sipas të dhënave të publikuara nga Shkolla e Ekonomisë në Kiev. Para nisjes së pushtimit të Ukrainës, India importonte shumë pak naftë nga Rusia.

Hungaria, vend anëtar i BE-së, vazhdon të importojë një pjesë të naftës ruse përmes një tubacioni. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është ndër zërat më kritikë ndaj sanksioneve kundër Rusisë brenda bllokut evropian.

Nafta ruse tregtohet zakonisht më lirë se standardi ndërkombëtar Brent, gjë që i mundëson rafinerive të rrisin ndjeshëm fitimet gjatë përpunimit të saj në produkte të tilla si dizeli apo benzina.

Sipas Shkollës së Ekonomisë në Kiev, vetëm në muajin qershor, Rusia ka arkëtuar 12.6 miliardë dollarë nga shitja e naftës. Vendet e shtatë ekonomive më të industrializuara (G7) kanë vendosur një çmim tavan për të kufizuar përfitimet e Moskës, duke ndaluar kompanitë e sigurimeve dhe transportit që të përfshihen në dërgesa mbi këtë çmim tavan.

Por, Rusia ka arritur në masë të madhe ta anashkalojë këtë masë përmes një “flote në hije” – anije të vjetra që operojnë me ndihmën e tregtarëve të regjistruar në vende që nuk zbatojnë sanksionet.

Sipas parashikimeve të Institutit të Kievit, eksportet e naftës do t’i sjellin Rusisë deri në 153 miliardë dollarë gjatë vitit 2025. Karburantet fosile mbeten burimi kryesor i të ardhurave buxhetore për Rusinë dhe ndihmojnë në forcimin e rublës si dhe në blerjen e mallrave nga vende të tjera – përfshirë pajisje ushtarake dhe pjesë për to.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026