Kundërshtojnë masat e sigurisë, nis në Apel gjyqi për 10 zyrtarët e Bankers
Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm seanca gjyqësore për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë Bankers Petroleum, të cilët kanë ankimuar masat e sigurisë të dhëna më herët nga Gjykata e Fierit.
Në seancën që po zhvillohet në Tiranë u paraqitën edhe përfaqësues të Ambasadës Kineze, por ata nuk u lejuan të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit.
Pak javë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier caktoi masën e “arrestit me burg” për ish-drejtorin Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual Hongping Xiao.
Prokuroria i akuzon të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim për veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta