Jashari drejt “San Siros”, Milan arrin akordin me Club Brugge
Për më tepër se 30 ditë me radhë Milan ka vijuar tratativat me Club BRugge për Ardon Jasharin e më në fund ka ardhur zgjidhja, me lojtarin që ka marrë dritën jeshile për t’ju bashkuar 7 herë fituesve të Champions League.
Takimi i fundit mes palëve ka qenë produktiv, ku drejtuesit e klubit belg kanë vendosur ta lënë të lirë mesfushorin që të transferohet në San Siro, ndërsa ky i fundit ishte kthyer edhe në seancat stërvitore. Mes dy skuadrave është arritur akordi për vlerën e 38 milionë eurove në total që shkojnë në arkat e Club Brugge.
Jashari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me djallin, ndërsa në orët në vijim pritet të bëhet dhe zyrtarizimi i këtij transferimi. U desh një kohë e gjatë për të zbutur drejtuesit e Club Brugge e çuar në dakordësinë mes tyre. Ishte vetë drejtori sportiv Igli Tare, ai i cili shprehu dëshirën për të afruar Jasharin dhe mori konfirmimin e drejtuesve.
Skema e kuqezinjve pritet të pësojë disa ndryshime me afrimin e Jasharit, pasi Milani mund të aplikojë dhe një 3-4-3, ku shqiptari të vendoset përkrah Luka Modriç e Loftus Cheek, megjithëse ende gjërat janë të paqarta, deri sa gjithçka të jetë zyrtare.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta