Michelle Obama i uron Barack Obamës ditëlindjen me një mesazh prekës

5 Gusht 2025 | 15:30

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, festoi të dielën ditëlindjen e tij të 64-të, ndërsa urimin më të veçantë e mori nga bashkëshortja e tij, Michelle Obama. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ish-zonja e parë e SHBA-së e shprehu dashurinë dhe mirënjohjen për bashkëshortin e saj me një mesazh të përzemërt.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri e jetës sime. Edhe pas gjithë këtyre viteve, ti je ende personi më i mirë që njoh,” shkroi Michelle në postim, të cilin e shoqëroi me një fotografi të çiftit së bashku.

Barack Obama iu përgjigj menjëherë urimit duke komentuar:

“Të dua, Michelle! Faleminderit të gjithëve për urimet më të mira.”

Ky mesazh i ndjerë vjen vetëm disa muaj pas deklaratave të Michelle Obama për martesën e tyre, pas zërave që kishin qarkulluar në media për një ndarje të mundshme. Në prill, gjatë një interviste me aktoren Sophia Bush në podkastin “Work in Progress”, Michelle foli hapur për sfidat në çift dhe mohoi kategorikisht thashethemet për divorc.

Ajo e preku sërish këtë temë muajin e kaluar në podkastin “IMO”, të cilin e prezanton së bashku me vëllain e saj, Craig Robinson, ku këtë herë ishte i ftuar edhe vetë Barack Obama.

“Nuk pati asnjë moment në martesën tonë kur mendova të largohesha nga burri im,” theksoi ajo.

“Kemi kaluar kohë të vështira, por edhe shumë momente të bukura. Unë jam bërë një person më i mirë për shkak të burrit me të cilin jam martuar.”

Postimi i Michelle Obamës u përshëndet nga miliona ndjekës në rrjetet sociale, ndërsa shumë prej tyre e përshkruan si një dëshmi frymëzuese të dashurisë dhe qëndrueshmërisë në një marrëdhënie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026