Trump kërcënon BE-në me tarifa 35%: Marrëveshja me Kinën pranë finalizimit
Presidenti amerikan Donald Trump ka rritur ndjeshëm tonet ndaj partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave të reja ndaj Bashkimit Evropian dhe Indisë, ndërsa u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Kinën deri në fund të vitit.
Në një intervistë për CNBC, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të vendosin tarifa deri në 35% ndaj produkteve evropiane, në rast se BE nuk respekton angazhimet për investime në ekonominë amerikane.
“Atëherë do të paguajnë një tarifë 35%,” deklaroi Trump, duke iu referuar një shkeljeje të mundshme nga ana e BE-së ndaj marrëveshjeve ekzistuese.
Ai kujtoi se më herët tarifat ishin ulur pas premtimeve për 600 miliardë dollarë investime nga BE në SHBA.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Uashingtoni po forcon presionin ndaj aleatëve tregtarë për të nxitur rritjen e eksporteve dhe investimeve amerikane. Ndërkohë, Brukseli njoftoi pezullimin e kundërmasave ndaj tarifave të mëparshme, pas arritjes së një marrëveshjeje të re me SHBA.
Marrëveshja me Kinën pranë
Në të njëjtën intervistë, Trump shfaqi një ton më pajtues ndaj Kinës, duke deklaruar se bisedimet tregtare mes dy vendeve janë pranë finalizimit.
“Jemi shumë afër një marrëveshjeje. Kemi marrëdhënie shumë të mira me Kinën,” u shpreh ai, duke shtuar se mund të zhvillojë një takim me presidentin kinez Xi Jinping deri në fund të vitit.
Ai theksoi se marrëdhëniet personale me liderin kinez janë të mira, dhe se ndonëse nuk është kërkuar ende një takim zyrtar, është i hapur për një të tillë në rast të arritjes së marrëveshjes.
Kritikë e ashpër ndaj Indisë
Nga ana tjetër, Presidenti amerikan shënjestroi Indinë me akuza të ashpra për praktikën e saj tregtare dhe për blerjet e naftës nga Rusia.
“India nuk është një partner tregtar i mirë. Ata bëjnë shumë tregti me ne, por ne jo me ta,” tha Trump, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave të reja brenda 24 orëve.
Sipas tij, marrëveshja aktuale që parashikon një tarifë 25% ndaj Indisë mund të ndryshojë në mënyrë të ndjeshme për shkak të blerjeve të mëdha të naftës nga Rusia nga ana e qeverisë indiane.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment të ndjeshëm për politikën tregtare globale, me SHBA-në që synon rikonfigurimin e partneriteteve të saj përmes presionit ekonomik dhe tarifor, përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia