Trump kërcënon sërish: Nëse BE nuk investon 600 mld $ në SHBA, rikthehen tarifat 35%
Zotimet për investime në kuadër të marrëveshjes tregtare SHBA-BE duhet të përmbushen nga Unioni, ndryshe e presin 35 për qind tarifa.
Paralajmërimi është bërë nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili u pyet në një intervistë televizive mbi akordin e arritur më 27 korrik në Skoci me presidenten Ursula von der Leyen.
Trump i mëshoi pozicionit të Uashingtonit, që marrëveshja përfshin një zotim prej 600 miliardë dollarësh nga BE në Shtetet e Bashkuara brenda mandatit të dytë të tij.
“Ky është një investim i ri që i shtohet 100 miliardë dollarëve që kompanitë evropiane investojnë çdo vit në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Trump.
Por Unioni nuk është në gjendje të përcaktojë dhe të implementojë investimet për llogari të sektorit privat. Kuota prej 600 miliardë dollarësh është cilësuar nga Komisioni si një tregues i bazuar në kontaktet e organit ekzekutiv evropian me industrinë.
“Zotimi për investimet ishte një nga arsyet përse u reduktuan tarifat në 15 për qind. Ndaj, nëse nuk përmbushet, tarifat më të larta do të hyjnë sërish në fuqi”, ka thënë Trump.
Të martën Komisioni pezulloi një paketë anti-masash tregtare që vinin në shënjestër vlerën prej 93 milionë euro të produkteve amerikane e që do të hynte në fuqi më 7 gusht.
Aktualisht, Brukseli vazhdon të negociojë një deklaratë që do të formalizonte marrëveshjen e arritur muajin e kaluar në Skoci.
LEXONI GJITHASHTU:
Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump
Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump
- 20:33 Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
- 20:28 Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike