Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë! E ndjekin 6 shtete të tjera
Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike për konsulencë mjedisore, Eunomia, dhe grupit kërkimor për klimën dhe energjinë, Zero Carbon Analytics.
Por, Kina gjendet në një kategori më vete, pasi ka prodhuar sa gjashtë vendet e tjera së bashku, sipas këtij studimi.
Shifrat u publikuan teksa 184 shtete po përpiqen të gjejnë një gjuhë të përbashkët në negociatat në Gjenevë për një traktat, që synon t’i japë fund ndotjes nga plastika.
Studimi i Eunomia dhe Zero Carbon Analytics përqendrohet në prodhimin e disa prej llojeve më të përdorura të polimereve: polietileni (PE), polipropileni (PP), polietileni tereftalat (PET) – që zakonisht përdoret në shishet e pijeve – dhe polistireni (PS).
Kina ishte përgjegjëse për 34 për qind të prodhimit të katër polimereve kryesore vitin e kaluar, u tha në studim. Në vendin e dytë janë Shtetet e Bashkuara me 13 për qind, pasuar nga Arabia Saudite dhe Koreja e Jugut me pesë për qind, India me katër për qind, Japonia me tre për qind dhe Gjermania me dy për qind.
Sipas një studimi të mëparshëm nga ofruesi i të dhënave për energjinë, Ëood Mackenzie, prodhimi i plastikës është i përqendruar në një grup të vogël të kompanive gjigante, disa prej të cilave janë në pronësi shtetërore.
Në vitin 2021, vetëm 18 kompani në mbarë botën kishin prodhuar më shumë se gjysmën e polimereve plastikë në botë, thuhej në atë studim. /REL
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia