VIDEO/ Momenti kur merr flakë fusha e mbetjeve në Vlorë, çfarë dyshohet

7 Gusht 2025 | 18:51

Euronews Albania ka siguruar pamjet filmike që tregojnë momentin e parë të përhapjes së zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Në video dallohet qartë se vatra e zjarrit nis fillimisht nga një eskavator që po punonte në terren, ndërsa më pas flakët përhapen me shpejtësi në të gjithë zonën, të ndihmuara edhe nga era.

Dyshimet e para janë se zjarri është vendosur qëllimisht. Policia ka administruar pamjet filmike dhe po i përdor ato për të identifikuar dhe ekspertuar personin ose personat përgjegjës për zjarrvënien, që sipas të dhënave paraprake, ka nisur pikërisht nga mjeti i rëndë.

Ky është rasti i disatë me radhë për këtë vit që fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet nga flakët në mënyrë të dyshimtë, duke shtuar shqetësimet për qëllimet dhe motivet pas këtyre ngjarjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026