Plani i Indonezisë: Mjekim dhe strehim në një ishull për 2 mijë palestinezë

8 Gusht 2025 | 14:09

Qeveria e Indonezisë njoftoi të enjten një plan të ri humanitar për të mbështetur banorët e plagosur të Gazës.

Sipas këtij plani, në një ishull të pabanuar do të krijohet një qendër trajtimi mjekësor dhe strehimi i përkohshëm për viktimat në një vend me një histori të thellë humanitare.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i presidentit të Indonezisë, Hasan Nasbi, i cili u tha gazetarëve në Xhakarta se rreth 2,000 palestinezë në nevojë për ndihmë mjekësore do të dërgohen në ishullin Galang, pranë bregdetit të Sumatrës.

“Indonezia do të ofrojë ndihmë mjekësore për rreth 2,000 banorë të Gazës” deklaroi Nasbi.

Ishulli më parë ka qenë një kamp refugjatësh për qindra mijëra vietnamezë që ikën nga lufta gjatë viteve 1970-1990, dhe është shfrytëzua gjithashtu si spital për pacientët me Covid-19 gjatë pandemisë.

Plani parashikon që përveç trajtimit të pacientëve, në ishull do të strehohen përkohësisht edhe familjet e tyre.

Zyrtarët kanë theksuar se palestinezët do të kthehen në Gaza sapo të kenë përfunduar trajtimin, por nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi kohëzgjatjen e qëndrimit apo mënyrën se si do të garantohet kthimi i tyre.

Ky vendim i qeverisë ka ngjallur reagime të brendshme në Indonezi ku udhëheqësit më të lartë fetarë të vendit kanë paralajmëruar për rreziqet që kjo nismë mund të përdoret si pretekst për të larguar palestinezët përgjithmonë nga vendi i tyre.

Edhe Rais Syuriah nga organizata e njohur muslimane Nahdlatul Ulama ngriti dyshime për këtë vendim, duke thënë: “A ka ndonjë garanci se ata mund të kthehen në Gaza? A nuk ka shumë palestinezë që ende nuk mund të kthehen në shtëpi? Kjo në fakt mund ta bëjë më të lehtë për Izraelin të pushtojë më shumë tokë palestineze.”

Indonezia, vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë, është ndër përkrahësit më të zëshëm të kauzës palestineze,e cila ka kërkuar vazhdimisht një zgjidhje mes dy shteteve.

Plani për ndihmën mjekësore në ishullin Galang përfaqëson një hap në përpjekjet e saj për të ndihmuar popullin palestinez, megjithëse mbetet për t’u parë nëse do të zbatohet plotësisht dhe pa pasoja politike apo diplomatike.

Kjo nismë vjen në një kohë kur situata humanitare në Rripin e Gazës është kritike, ku sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës, që prej tetorit 2023 ofensiva izraelite ka shkaktuar vdekjen e mbi 60,000 palestinezëve dhe ka lënë mijëra të tjerë të plagosur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026