VIDEO/ Përplasje tragjike mes autobusi dhe kamioni, shënohen 11 të vdekur në Brazil

9 Gusht 2025 | 16:31

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 46 të tjerë mbetën të plagosur pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Brazil. Ngjarja tragjike ndodhi në shtetin qendror-perëndimor të Mato Grosso, ku një autobus u përplas me një kamion në autostradën BR-163, duke shpërthyer më pas në flakë.

Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentet e tmerrshme pas përplasjes, ku autobusi ishte përfshirë nga zjarri, duke e bërë shpëtimin e pasagjerëve edhe më të vështirë.

Sipas autoriteteve lokale, nga të plagosurit, 12 janë në gjendje të rëndë përfshirë edhe shoferin e kamionit 26 janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 8 kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura dhe hetimet janë në vijim.

Autostrada BR-163 është një nga rrugët më të rrezikshme në vend. Vetëm gjatë vitit 2024, në këtë segment janë regjistruar 1,304 aksidente trafiku, 65 prej të cilëve fatale. Nga janari deri në qershor të këtij viti, 40 persona kanë humbur jetën në këtë rrugë.

Autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe masa të reja sigurie për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026