Gjykata Kushtetuese shqyrton “përplasjen” Rama-Meta për dekretet e ministrave
Gjykata Kushtetuese nisi sot seancën e parë të shqyrtimit të çështjes së vitit 2019 mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama në lidhje me mos-dekretimin asokohe si ministër të Jashtëm të Gent Cakajt.
Në seancën e sotme, të nisur në orën 10:00, Presidenti Meta u përfaqësua nga këshilltari ligjor Bledar Dervishaj, pasi vetë ai ndodhet në Slloveni. Devishaj u shpreh se “pretendimi për uzurpim kompetencash i Kryeministrit nuk qëndron”.
Ndërsa, kryeministri Rama, i cili ndodhet në Bruksel, u përfaqësua nga zëvendëssekretarja e përgjithshme e qeverisë Edlira Kokona. Kokona u shpreh se “Presidenti refuzoi dekretimin jashtë çdo lloj kompetence që i jep Kushtetuta dhe cenoi rëndë parimet e parlamentarizmit”.
Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raportoi nga Gjykata Kushtetuese se Kokona ia ka paraqitur çështjen trupës gjykuese me një rrethanë aktuale në konflikt të hapur. Ajo është shprehur se Gjykata duhet të vendosë për këtë çështje për të shmangur përsëritjen e një rasti të ngjashëm në momentin kur qeveria e re do të formohet në muajin shtator.
Rama dhe Meta përballen në Kushtetuese për “uzurpim kompetencash” në rastin e zëvendësimit të ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati me Cakajn.
Meta asokohe kishte pretendimin se Cakaj nuk ishte i përshtatshëm për të përfaqësuar politikën e jashtme të Shqipërisë për shkak të qëndrimeve të tija politike dhe se certifikata e sigurisë e marrë prej Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar qe bërë “në shkelje të ligjit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)