Spanja në mëshirë të flakëve, zjarret i afrohen Madridit, të paktën 1 i vdekur

12 Gusht 2025 | 19:11

Ekipet e zjarrfikësve në Spanjë kanë kufizuar avancimin e zjarreve në afërsi të Madridit, që vranë një person dhe bënë që disa dhjetëra banorë të evakuoheshin.

Rreth 180 persona u larguan nga zonat Soto de Viñuelas dhe Fuente El Fresno, në rajonin Tres Kantos.

Flakët përfshinë një kompleks shtëpish në Soto de Viñuelas, duke i shkrumbuar tërësisht ato. Bilanci i dëmeve, sipas autoriteteve lokale, duhet ende të llogaritet.

Personi që humbi jetën mori plagë të rënda në momentin kur flakët përfshinë banesën e tij, duke i djegur 98 për qind të trupit. Ai u dërgua me helikopter në një spital të Madridit, ku ndërroi dhe jetë.

Në vijim të njoftimit të tyre, autoritetet lokale nënvizuan se zjarri në afërsi të kryeqytetit spanjoll kishte avancuar 6 kilometra në vetëm 40 minuta.

Gjithashtu, mediat vendase raportuan se zjarri bëri që të ndalonte trafiku në aksin M-607, që lidh Madridin me komunën Kolmenar Vieho, në veri të kryeqytetit.

Të hënën, zyrtarët lokalë në qytetin jugor të Tarifës, në rajonin Kadiz, urdhëruan evakuimin e rreth 2 mijë njerëzve për arsye sigurie, pasi zjarret në pyje iu afruan zonave të banuara.

Spanja po përballet me verën më të vështirë sa i takon zjarreve në dekadat e fundit. Mbi 39  mijë hektarë tokë janë djegur nga 1 janari deri më 3 gusht të këtij viti, një zonë 9 për qind më e gjerë se e ajo e djegur në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026