Mali i Zi: 1 ushtar i vdekur, 1 tjetër i plagosur në përpjekje për të shuar zjarre
Një ushtar i Malit të Zi ka vdekur dhe një tjetër është plagosur seriozisht si pasojë e përmbysjes së një autocisterne që po përdorej për t’i shuar zjarret në rajonin Kuça afër Podgoricës, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes.
Sipas autoriteteve, ushtria, në bashkëpunim me autoritetet, është duke kryer hetime lidhur me incidentin.
Ushtria, bashkë me zjarrfikësit dhe policinë, është duke tentuar për të dytën ditë me radhë që t’i shuajë zjarret që kanë përfshirë zonën rreth Podgoricës, si dhe rajonet mes Budvës dhe Tivarit.
Si pasojë e zjarreve është djegur edhe një shtëpi dhe disa prona. Disa banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në afërsi të Podgoricës.
“Situata është pak më stabile. Nuk mund ta parashikojmë situatën, por besojmë se duke u angazhuar me shërbimet tona dhe me ndihmën e partnerëve tanë, ne do t’i kemi zjarret nën kontroll”, ka thënë Miodrag Beshoviç, drejtor gjeneral i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Për shkak të tymit dhe ajrit të ndotur, Instituti për Shëndetin Publik u ka rekomanduar qytetarëve që të shmangin daljen në ambiente të jashtme.
Në Mal të Zi është aktiv alarmi i kuq, ndërsa era e madhe është duke vështirësuar fikjen e zjarreve.
LEXONI GJITHASHTU:
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike