Mali i Zi paguan 1.6 milion euro për familjet e viktimave të luftërave në vitet ’90
Qeveria e Malit të Zi do të paguajë 1.6 milionë euro si kompensim për familjet e viktimave civile të luftërave në vitet ’90.
Me këtë vendim, Mali i Zi “korrigjon një padrejtësi shumëvjeçare”, deklaroi kryeministri malazias, Millojko Spajiq, pas mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 25 prill.
Vendimi u ndërmor dy muaj pasi Kuvendi i Malit të Zi votoi për ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e veteranëve dhe invalidëve, ndryshime të cilat u japin të drejtë familjeve të viktimave civile të luftës për kompensim ose ndihmë sociale.
Ligji iu referohet shtetasve të Malit të Zi të cilët – si civilë – kanë humbur jetën ose janë zhdukur gjatë konflikteve të armatosura në hapësirat e ish-Jugosllavisë që nga gushti i vitit 1990.
Me vendimin e Qeverisë të Malit të Zi, do të kompensohen 16 familje me nga 100 mijë euro secila.
Rastet që përfshihen në kompensim janë dëbimi i refugjatëve nga Bosnja dhe Hercegovina në vitin 1992, rrëmbimi i boshnjakëve nga treni Beograd-Bar në Shtërpci në vitin 1993 dhe ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999.
Policia e Malit të ZI në vitin 1992 ia dorëzoi dhjetëra refugjatë nga Bosnja dhe Hercegovina ushtrisë së Republikës Sërpska të Radovan Karaxhiqit, prej të cilëve shumica u vranë menjëherë. Në këtë rast, kompensimi i takon familjes të Osma Bajroviqit.
Pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës Sërpska, një vit më vonë, në vitin 1993, vranë 20 persona që udhëtonin me trenin në linjën Beograd-Bar. Në mesin e tyre ishin edhe tetë qytetarë nga Mali i Zi.
Rasti i fundit ka të bëjë me viktimat e bombardimeve të NATO-s më 1999 ndaj Jugosllavisë së atëhershme, të cilat nisën pas dështimit të negociatave në Rambuje për dhënien fund të luftës në Kosovë. Në Mal të Zi, atëbotë u vranë shtatë civilë.
Nga Qeveria e Malit të Zi theksuan më 25 prill se kompensimi për familjet përfaqëson një hap drejt ballafaqimit me të kaluarën dhe ka rëndësi të madhe simbolike dhe praktike për rindërtimin e besimit në institucionet shtetërore dhe për ndërtimin e solidaritetit ndërnjerëzor.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës