Dy avionë grekë mbërrijnë në ndihmë për shuarjen e flakëve në Delvinë

12 Gusht 2025 | 23:09

Dy avionë zjarrfikës nga Greqia kanë mbërritur sot në Shqipëri për të ndihmuar në përballimin e zjarreve që kanë përfshirë qytetin e Delvinës dhe zonat përreth. Mjetet ajrore janë vënë menjëherë në veprim, duke kryer hedhje uji mbi vatrat aktive, në përpjekje për të vënë situatën nën kontroll.

Zjarri ka rrethuar qytetin nga veriu dhe lindja, duke detyruar autoritetet të evakuojnë banorët nga lagjet “Llakë” dhe “Xhermëhallë”. Policia vijon me paralajmërimet për të larguar edhe familje të tjera, teksa era e fortë e ka bërë të pamundur kontrollin e situatës.

Flakët i janë afruar edhe spitalit të qytetit, ku janë marrë masa për çmontimin e sistemit të oksigjenit, për të shmangur rrezikun e një shpërthimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026