Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

13 Gusht 2025 | 09:34

Qeveria e Serbisë po vazhdon të zgjerojë ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga gjiganti kinez i teknologjisë, Huawei, pavarësisht protestave dhe reagimeve të ashpra nga publiku, sipas dokumenteve të siguruara nga Radio Evropa e Lirë (REL).

Dokumentet e marra nga REL-i tregojnë kontrata me Huawei për blerje të mëdha të softuerëve dhe shërbimeve të nevojshme për të përmirësuar projektin “Qyteti i Sigurt”, i cili është zhvilluar nga kompania kineze në vitin 2017 përmes një marrëveshjeje strategjike me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ky projekt synon të sigurojë mbikëqyrje të avancuar përmes identifikimit të fytyrës dhe targave të automjeteve, si dhe aftësi të tjera mbikëqyrëse që do të integrohen në një sistem të unifikuar për qytetet serbe.

Megjithatë, shumë pak dihet për përmasat, përmbajtjen ose koston e projekteve të mbikëqyrjes që implementohen me Huawei. Gjatë viteve të fundit, autoritetet serbe kanë tentuar ta mbajnë këtë iniciativë larg syrit të publikut, për shkak të kritikave ndërkombëtare dhe sfidave ligjore, veçanërisht për përdorimin e teknologjisë së njohjes biometrike të fytyrës.

Çështja është veçanërisht e ndjeshme, pasi përdorimi i kësaj teknologjie nuk është ende i paraparë me ligj. Autoritetet serbe kanë insistuar se softueri për njohjen e fytyrës nuk është ende funksional si pjesë e projektit “Qyteti i Sigurt”, por kanë tentuar disa herë ta legalizojnë përdorimin e tij, vetëm për t’u tërhequr pas presionit të madh publik dhe kritikave të forta nga shoqëria civile.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026