2025 viti ku temperaturat po kapërcejnë rekordet e kaluara të nxehtësisë në Evropë
Valët ekstreme të të nxehtit po përfshijnë një pjesë të madhe të Evropës, duke thyer rekorde historike temperaturash dhe duke nxitur përhapjen e zjarreve të mëdha në rajone të ndryshme të kontinentit.
Në Francën jugperëndimore, qytete si Angoulême, Bergerac, Bordeaux, Saint-Émilion dhe Saint-Girons shënuan të hënën temperatura rekord, sipas të dhënave nga Météo France. Në disa raste, temperaturat ishin deri në 12 gradë Celsius mbi mesataren shumëvjeçare për këtë periudhë.
Edhe Kroacia u përball me temperatura të jashtëzakonshme, duke shënuar 39.5°C në Shibenik dhe 38.9°C në Dubrovnik. Zjarre të mëdha pyjore shpërthyen përgjatë bregdetit kroat dhe u përhapën edhe në vende fqinje të Ballkanit.
Përtej Atlantikut, Kanadaja theu dhjetëra rekorde të reja temperaturash, me disa zona që regjistruan mbi 50 gradë Celsius.
Ndërkohë, edhe vendet nordike përjetuan temperatura të pazakonta për gjerësinë e tyre gjeografike, me disa zona në Rrethin Arktik që kaluan 30°C.
Në Itali, 16 nga 27 qytetet kryesore janë vendosur nën alarm të kuq për nxehtësi ekstreme. Tragjikisht, një djalë katërvjeçar humbi jetën për shkak të vapës. Në Spanjë, një burrë vdiq nga plagët e marra në një zjarr, pasi pësoi djegie në 98% të trupit.
Të dhënat nga Franca tregojnë se 40% e stacioneve meteorologjike në jugperëndim regjistruan temperatura mbi 40°C.
Sipas ekspertëve të klimës, përzierja e temperaturave ekstreme, thatësirës dhe erërave të nxehta ka krijuar një “koktej molotovi” që nxit përhapjen e zjarreve. Shërbimet e zjarrfikjes dhe agjencitë klimatike të BE-së kanë paralajmëruar për “kushte ekstreme deri shumë ekstreme” në pjesën më të madhe të Evropës Jugore gjatë kësaj jave.
Zjarret kanë përfshirë mbi 400,000 hektarë tokë në Evropë vetëm këtë vit 87% më shumë se mesatarja vjetore.
Sipas studimeve shkencore, nxehtësia ekstreme në Evropë shkakton dhjetëra mijëra viktima çdo vit. Parashikimet tregojnë se deri në fund të shekullit, numri i vdekjeve vjetore mund të arrijë nga 8,000 deri në 80,000.
Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëroi javën e kaluar se zjarret pyjore dhe ndotja e ajrit po shtojnë ndikimet shëndetësore të valëve të të nxehtit.
LEXONI GJITHASHTU:
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar