Britania, Franca dhe Gjermania: Nëse nuk ka dialog, Iranit do i vendosen sanksione
Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë deklaruar se janë gati të rivendosin sanksionet ndaj Iranit nëse vendi nuk pranon të rifillojë brenda gushtit bisedimet mbi çështjen bërthamore.
Tre vendet, të njohura si grupimi E3, deklaruan se ishin të përgatitura për të riaktivizuar mekanizmin e mëparshëm të sanksioneve, nëse Republika Islamike refuzonte.
Grupimi shtoi se afati i vendosur për rifillimin e negociatave është fundi i gushtit dhe Teherani zyrtar nuk ka kthyer ende përgjigje.
Ligjvënësit iranianë kanë deklaruar nga ana e tyre se Parlamenti i vendit është gati të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore që kufizoi programin e tij nëse sanksionet rivendosen.
Letra e tre vendeve vjen pas një takimi fillestar mes delegacioneve të tyre dhe diplomatëve iranianë në Stamboll të Turqisë muajin e kaluar.
Në letrën drejtuar OKB-së dhe sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres, tre ministrat e Jashtëm francezi Jean Noel Barrot, britaniku David Lammy dhe gjermani Johan Ëadephul thanë se sanksionet këtë herë do të jenë më të ashpra nëse Irani nuk pranon të kufizojë programin e tij bërthamor.
“Ne e kemi bërë të qartë se në rast se Teherani nuk ka vullnetin për të arritur një zgjidhje diplomatike përpara fundit të gushtit, apo në rast se nuk e shfrytëzon mundësinë për një shtyrje të afatit, E3-shi është i gatshëm të riaktivizojë mekanizmin e masave”, thuhet në letër.
Muajin e kaluar, Republika Islamike tha se ishte e përgatitur për bisedime të mëtejshme, por vetëm nëse sanksionet që aktualisht janë në fuqi të hiqen dhe që e drejta për një program nuklear civil të pranohet.
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar